Southampton-i ka shuar të gjitha dyshimet dhe zbulon se Armando Broja do të jetë nga minuta e parë kundër Tottenham-it. Futbollisti shqiptar ishte blofi i Hasenhuttl-it, i cili ditën e djeshme njoftoi se 20-vjeçari kishte dy ditë pa u stërvitur për shkak të dëmtimit në FA Cup.
Por gjendja e tij nuk ka qenë serioze dhe me t’u rekuperuar është vënë menjëherë në urdhërat e austriakut. Ky i fundit beson te shpejtësia dhe finalizimi i Brojës për të kërcënuar ekipin e udhëhequr nga Antonio Conte./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
The line-ups are in ?
Here's the #SaintsFC side taking on #THFC tonight: pic.twitter.com/sCr2IN4HVq
— Southampton FC (@SouthamptonFC) February 9, 2022