Shumë emocione dhe gola ka prodhuar ndeshja mes Karagumruk dhe Koniaspor. Një ndeshje tipike e Turqisë mes një rezultati që prodhoi lumë realizimesh. Pjesa e parë do të mbyllej me shifrat 2-2, ndërsa e dytë me rezultatin përfundimtar 4-4.
E gjitha kjo falë Fabio Borinit, ish-sulmuesit të Milanit që realizoi dopietë në 45 minutat e dytë. Ndeshja vazhdoi në 30 minutat e shtesës dhe do të mbyllej me golin e Mor për ta kualifikuar Karagumruk dhe për t’i dhënë fitoren 5-4. Cekici do të aktivizohej në minutën e 78 të takimit, ndërsa Bytyqi hyri nga stoli në të 59. /Sport Ekspres/
??? V. F. Karagümrük 5 ? 4 ?H Konyaspor ???
??101′ Emre Mor pic.twitter.com/KAhNdRYuYk— A Spor (@aspor) February 8, 2022