Ilir Daja ka treguar menjëherë dorën e hekur te Ballkani. Trajneri debutoi me fitore në ndeshjen e parë zyrtare teksa mposhti Malishevën në Kupën e Kosovës me shifrat 1-0. Por “Insporti” tregon se ka pasur një problem në ktë përballje. Sulmuesi Theophilus Solomon që është ylli i Ballkanit kishte shkuar disa minuta me vonesë në ditën e ndeshjes.
Kaq mjaftoi dhe Daja do ta përjashtonte nga lista e lojtarëve që mund të luanin me Malishevën, për të shkuar në tribunë. Më herët Solomon ka qenë pjesë e Partizanit si një gjetje e Olsi Ramës, megjithëse nuk arriti të përmbushte pritshmëritë në Shqipëri. /Sport Ekspres/