Vllaznia është mposhtur sot me rezultatin minimal 1-0 nga Laçi, në një sfidë mes dy rivalësh të drejtpërdrejtë për objketivat që kanë caktuar në fillim të sezonit. Gjithçka u vendos nga ai ekzekutim i saktë i Guindosë nga pika e bardhë e penalltisë, për të cilën kampi shkodran pati rezervat e veta.
Presidenti i Vllaznisë ka reaguar përmes llogarisë së tij në “Facebook”, ku shprehet se fitorja i është mohuar nga arbitri Eldorian Hamiti. “Sot një fitore e mohuar. Eldorian Hamiti, turp. Djemtë luajtën me zemër, meritojmë mbështetje maksimale. Edhe 17 ndeshje, nuk dorëzohemi“, shkruan Alban Xhaferi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/