“Federata ka filtrat më të rreptë të auditimit”, Ibrahimi: Lëvizja e një makinerie me energji të pashpjegueshme shtetërore shqetësoi UEFA-n

Erand Ibrahimi bën të qartë në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“ se Federata Shqiptare e Futbollit ka filtra të rreptë auditimi që kontrollojnë gjithë aktivitetin ekonomik të saj. Zyrtari i FSHF-së tregon se ndërhyrja e aktorëve politikë ka shqetësuar UEFA-n, me të cilën komunikimet kanë qenë të shpeshta, sidomos në ditët e fundit.

“Perceptimi është i gatuarar sikur Federata është një institucion hermeti i pakontrolluar në një anarki të plotë dhe aty ndodhin gjëra të çuditshme, eksperimente etj. Faktikisht, nëse kemi dy nievele fenomenesh që po diskutohen. Një, ai financiari, mbase Federata ka filtrat më të rreptë të auditimit. Janë katër filtra auditimi që kalon çdo aktivitet i Federatës. Kemi auditin e brendshëm, kemi auditin e jashtëm nga një kompani ndërkombëtare, kemi auditin e UEFA-s dhe auditin e FIFA-s. Të gjitha këto çertifikojnë çdo cent se si hyn dhe se si del nga Federata.

Gjithashtu të gjitha proceset penale që janë iniciuar, apo gjyqësore, ato kanë pasur si synim vetëm bllokimin e një date, vetëm 2 marsin. Asnjë nga ato procese nuk ka pasur në thelb interesin për të arritur në objektin e padisë. As për të legjitimuar kryetarët e zgjedhur nëpër salla që nuk kishin asnjë lloj legjitimiteti, as për të çertifikuar pretendimet që listat e sekuestruara nga prokuroria ishin të falsifikuara. Ky ka qenë shqetësimi i UEFA-s, që një makineri shumë e madhe me energji të pashpjegueshme shtetërore u vu në lëvizje. Ky ka qenë edhe komunikimi që ne kemi pasur. Ne u kemi dhënë atyre çdo ditë referenca shumë të qarta.

Dinamika ka qenë në varësi të zhvillimeve të fundit. Padyshim që i informojmë ata që kur anuncohet viti elektoral. Pastaj çdo incident atyre i raportohet. Sepse ata në çdo moment duan të krijojnë profilin e qartë të të gjitha zhvillimeve që krijohen në Federatë. Ditët e fundit kanë qenë komunikime të përorshme”, është shprehur Erand Ibrahimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online