Edison Ndreca ka dhënë një intervistë për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, ku mban ende gjallë shpresat për vendin e parë në kampionat. Futbollisti i Kukësit është i mendimit se rezultati 4-0 me Tiranën gënjen për mënyrën se si shkoi loja. Sa i përket stadiumit të ri, Ndreca informon se dëbora është bërë shkak për shtyrjen e ingagurimit dhe se muaji mars me shumë mundësi do ta gjejë skuadrën në shtëpinë e re.
“Në fakt jam shumë i lumtur për fitoren që morëm më shumë se sa për pjesën e golit, sepse erdhi pas disfatës së kaluar dhe ishte gjëja më e mirë marrja e tre pikëshit. Nuk mendoj që është koha për tu shqetësuar. Humbëm vetëm një ndeshje me Tiranën. Tirana duhet përgëzuar dhe i duhet dhënë dora për atë ndeshje. Ai rezultat gënjen. Jemi në gjysmë të kampionatit, është i hapur. Stadiumi i ri? Ka pasur probleme për shkak të dëborës. Ka qenë fusha e mbuluar me dëborë, kjo e ka bërë të pamundur. Ndoshta nga fillimi i marsit. Besoj dhe shpresoj që aeroportin ta përdorim që këtë herë për ndeshjet ndërkombëtare. Shpresoj për Champions League.
Dueli me Mustën për formacionin? Ato gjëra i di vetëm stafi teknik. Këtë ndeshje të dy kemi luajtur në krahë. Kuptohemi mirë me njëri-tjetrin. Nuk besoj do jetë problem kjo gjë. Përderisa Tirana qendron në krye, Tirana është ekipi për tu mundur. Edhe Laçi ka ekip shumë të mirë, pa harruar Vllazninë që bën një lojë shumë të bukur. Është herët për të folur. Dihen objektivat tona. Shpresojmë ta mbyllim në vendin e parë, pse jo? Pastaj Europa është detyrim. E ka treguar edhe kampionat, jemi me meritë aty ku jemi”, ka thënë Edison Ndreca./Halit Delibashi-Sport Ekspres/