E diela vjen me pritshmëri për legjionarët që luajnë në Europë. Edon Zhegrova pret momentin e tij për të debutuar në fushë me fanellën e Lille-s dhe një mundësi e tij mund të vijë përballë Messi-t dhe yjeve të tjerë të PSG-së. Por një mbrëmje me emocione të forta do të kalojë edhe Myrto Uzuni.
Sulmuesi shqiptar ka shansin e artë të bëjë realitet ëndrrën e tij për të shkelur si futbollist në “Santiago Bernabeu” e për tu përballur me Realin e Madridit. Uzuni u transferua në limitet e merkatos së janarit në radhët e Granadës dhe sot mund të vijnë edhe minutat e para me skuadrën e re.
Ndërkohë në Serie A Empoli përballet me Bologna-n dhe me fanellën blu mbi supe pritet të jenë dy lojtarë shqiptarë, Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani. Ky i fundit ka marrë besimin e trajnerit dhe do të zëvendësojë Ricci-n e larguar. Në krahun tjetër Rrahmani do të udhëheqë prapavijën e Napolit përballë Venezia-s, ndërsa Gjimshiti bën të njëjtën gjë kundër Cagliari-t.
Itali
12:30 Atalanta – Cagliari
15:00 Bologna – Empoli
15:00 Venezia – Napoli
18:00 Udinese – Torino
Francë
20:45 Lille – PSG
Gjermani
13:30 Darmstadt – Hamburger
Spanjë
21:00 Real Madrid-Granada