Tirana po tregon në këto vitet e fundit se sukseset që po arrin nuk i ka të rastësishme. Pra një kryesim që nuk vjen vetëm nga ekipi i parë i bardhebluve, por rezultate mbreslënëse janë duke u arritur edhe nga moshat e saj. Kjo shpjegon më së miri edhe nxjerrjen e shumë talenteve nga akademie. Fundja kalimi i Celhakës dhe Muçit janë dëshmia më e mirë pasi të kalosh nga Superiorja te Legia e Varshavës pa pasur nevojë e një trampoline në mes të këtij transferimi, është vërtet shumë.
Këtë herë ajo që ka rënë në sy është ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës për kampionatin e moshave U-13. Ndeshja do të përfundonte me shifrat 0-2 falë golave të Daors Vellahut në të 21 dhe Cejkut në të 69. Goli i parë është në fakt një art me vete. Shumë pasime dhe kombinime të bukura mes lojtarëve, që shfaqin qartë logjikën e aksionit për ta konkretizuar në mënyrën më të mirë. Kjo skuadër drejtohet nga ana e trajnerit Fatjon Muhameti, që po punon së tepërmi për të rritur filizat e rinjë të Tiranës dhe rezultatet shihen qartë. Për një moment të krijohet përshtypja se imazhet janë marrë nga akademia e Barcelonës, por në fakt ndodh në Shqipëri, këtë herë te Tirana. /Sport Eksrpes/