Dha asistin e fitores dhe shqetësoi Southampton-in me dëmtimin e tij, trajneri njofton për gjendjen e Brojës

Southampton ka siguruar biletën për në fazën pasardhëse në FA Cup ku kanë eliminuar Coventry City-n pas kohës shtesë. Asisti për golin e kualifikimit ka ardhur nga Armando Broja, i cili në fund shqetësoi jo pak “shenjtorët”. Lojtari i Komnbëtares shqiptare pësoi një dëmtim në fushën e lojës, ndërsa pas ndeshjes ishte vetë trajneri ai që bëri përditësimin mbi gjendjen e 20-vjeçarit.

“Ai pësoi një goditje dënimi në vijën e mesme dhe ishte një goditje në pjesën e sipërme të gjurit dhe ne duhet të shohim se sa serioz është. Por shpresojmë jo shumë serioze”, ka thënë Ralph Hasenhuttl./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *