Bedri Greca është njeriu që ka vendosur ndeshjen mes Kastriotit dhe Dinamos. Krutanët arritën që të fitonin me shifrat 2-0, falë realizimeve në pjesën e dytë. Në të parën skuadra e Celës ka zbatuar planin e saj për t’i ndaluar kundërshtarëve që të luajnë futboll, duke u krijuar fare pak raste.
I vetmi moment i rrezikshëm ishte minuta e 13 ku pasi Denilson merr bukur krahun dhe nxjerr me portën e boshatisur Cinedu, ky i fundit vepron si të ishte mbrojtësi i Kastriotit, duke nxjerrë topin jashtë. Me nisjen e së dytës, Kastrioti goditi rivalin në shansin e parë. Greca la mbrapa Maliqin dhe mposhti Simonin, pasi u gjend përballë tij.
Lojtari nisi që të festonte duke u lutur, por me siguri që lutjet ishin për fundin e trishtë të Dinamos. Greca nuk tregoi mëshirë as në minutën e 69 duke mbyllur historinë e ndeshjes. Tanimë Kastrioti është rikthyer me plot kuptimin e fjalës në Superiore, për të kërkuar mbijetesën, ndërsa Dinamo zhytet gjithmonë e më tepër. /Sport Ekspres/
Kastrioti-Dinamo 2-0 Greca 50′, 69′
69′ Gool! Greca nuk fal në zonë. Okebugu e nxjerr para Simonit dhe lojtari i Kastriotit ka gjithë qetësinë për ta mposhtur për herë të dytë.
50′ Gool! Një top i hedhur në zonë dhe Greca shfrytëzon shpejtësinë duke lënë pas Maliqin. I vetëm përballë Simonit, dërgon topin në rrjetë.
Kastrioti: Sali; Neziri, Dida, Rami; Kodra, Okebugu; Karakaçi, Hasani, Greca; Kaina Nunjesh
Dinamo: Simoni; Maliqi, Imami, Demiri, Samake; Sidibe, Lilaj; Bardhi, Çinedu, Denison; Rexhinaldo