Myrto Uzuni pritet që të debutojë kundër Realit të Madridit. Një tokë që do të thotë shumë për shqiptarin, atje ku ka shkëlqyer edhe idhulli i tij, Kristiano Ronaldo. AS ka ndërtuar një artikull reportazh për Uzunin, si emigrantin ilegal që shkoi në Greqi dhe nuk mund të zhvillonte ëndrrën e tij.
“Shqiptari ka lexuar gjithçka për portugezin, i cili është pasqyra e tij. Jeta e bëri atë të ishte një emigrant ilegal në Greqi. Prindërit e tij punuan shumë në tokat helene për të mbajtur familjen e tij, por Uzuni, duke qenë ilegal, nuk mund të luante futboll në Greqi. Ai u kthye në vendin e tij për të luajtur futboll në moshën 16 vjeçare.
Përpjekja e familjes së tij, e cila la jetën e re për ëndrrën e të birit, u shpërblye dhe sot Uzuni jeton nga futbolli, pasioni i tij. “Cristiano është referenca ime, e di historinë e tij, kam lexuar gjithçka për të. Ishte motivimi im”, shpjegon ai.Tani ai do të shkelë në Bernabéu, tempullin ku idhulli i tij u bë edhe më i madh me ëndrrën për të qenë në gjendje të bërtasë një tjetër. Siuu!”, shkruan AS. /Sport Ekspres/