LAJM I FUNDIT/ Ceferin merr garancinë nga Edi Rama se politika do të tërhiqet nga futbolli, “dy roje” nga UEFA dhe ja se çfarë u vendos

Në ditën e sotme, Ceferin ka mbërritur në Shqipëri për të folur rreth zgjedhjeve të fundit që do të zhvillohen për president të FSHF. Një takim i gjatë dhe më tepër se u parashikua ishte me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Sipas asaj që raporton “Supersport”, Ceferin ka marrë garanci nga Rama se politika do të tërhiqet nga ndikimi mbi futbollin.

Ndërkohë nga ana tjetër, dy zyrtartë të lartë të UEFA-s do të qëndrojnë në Shqipëri për të raportuar situatën e zgjedhjeve. Nëse premtimi nuk mbahet për tërheqjen e politikës, atëherë do të shkohet në masat ekstreme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *