“Ceferin do vijë për të treguar fuqinë”, Ylli Aga flet për ardhjen e presidentit të UEFA-s: Nuk dua t’i bëjë pyetjen Ramës siç bëri me Zaev

Ylli Aga ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Teksa në ditën e nesërme do të vijë në Shqipëri edhe presidenti i UEFA-s, Ceferin, ku do të diskutohet për ndikimin e politikës në zgjedhjet e FSHF, Aga ka kujtuar rastin kur në Maqedoninë e Veriut është përsëritur e njëjta situatë dhe politika duhej të tërhiqej për shkakun e ultimatumit me përjashtim.

“Është një ardhje me nxitim e Ceferin në Shqipëri dhe jashtë planifikimeve. Është imazh jo i mirë për futbollin. Më shumë sesa për finalen në Conference League, po vjen për ndikimin e politikës në Shqipëri. Nëse do të ishte vetëm për finalen, nuk do të vinte vetë. Ceferin do të vijë këtu që t’i tregojë kufirin edhe Car-it të Rusisë, edhe ndonjë Sulltani, për të treguar fuqinë e UEFA-s dhe se duhet të tërhiqen edhe politikanët e Shqipërisë.

Ne treguam prapë se dimë t’i bëjmë pis cdo zgjedhje. Unë nuk besoj se Ceferin do të vijë në Shqipëri për t’i bërë pyetjen që i bëri Zaev në Maqedoni: “A doni të qëndroni apo jo në UEFA?”. Nuk dëshiroj që ta bëjë këtë pyetje, por vetëm të përcaktojë kufijtë”, tha Aga. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *