“Qaheni te menaxherët, vini 5 minuta dhe kujtoni se sillemi rreth jush“, fjalimi i fundit dhe mesazhi koduar për Çelhakën: Ata që gjuajnë pas shpine…

Situata te Legia e Varshavës nuk ka qenë aspak e qetë muajt e fundit, çka solli erdhe largimi ne trajnerit Michniewicz nga kreu i pankinës. Ish-tekniku i kampionëve në fuqi të kampionatit tashmë është konfirmuar se do të marrë drejtimin e Kombëtares polake dhe menjëherë pas këtij lajmi është shpërndarë edhe fjalimi i tij në dhomat e zhveshjes pak ditë përpara largimit.

Situata me lojtarët kishte dalë jashtë kontrollit dhe Michniewicz atëherë vendosi që në takimin e fundit të linte në shtëpi disa lojtarë, ndër të cilët edhe Lirim Kastratin me Jurgen Çelhakën. Ky i fundit dëshironte ekipin e parë dhe refuzoi urdhërat e tij. Në fjalimin e bërë përpara skuadrës, polaku u nxjerr në pah të gjithë të metat lojtarëve, ku e patolerueshme për të shihet mungesa në stërvitje edhe në orën 11:00 e Mahir Emrelit.

Ndërkohë një mesazh i koduar shkoi edhe për Çelhakën, teksa ish-tekniku i Legias i bëri të ditur se askush nuk do të futet në formacion nëse nuk jep më shumë se të tjerët. Në fund Michniewicz u njoftoi futbollistëve se do të kishte  surpriza në listën që do të publikonte për ndeshjen e radhës, pasi do të linte në shtëpi ata që kishin vendosur ta gjuanin pas shpine. Në përballjen pasardhëse munguar pikërisht Lirim Kastrati dhe Jurgen Çelhaka./Sport Ekspres/

Fjalimi i plotë:

Sa prej jush mund të thoni për veten se e pranoni situatën në të cilën ndodheni? Ju po ecni djathtas, majtas. Ju qaheni te menaxherët, nuk vini në stërvitje, jeni vonë, nuk jeni 100% të përqendruar. Do të jem i sinqertë me ju, do t’ju them gjëra që mund të mos ju pëlqejnë, por që unë i ndjej.

Duhet ta dini se kushdo që vjen në Legia, në një klub të madh, ka kënaqësi financiare dhe tifozësh dhe shumë gjëra të tjera, por ka konkurrencë. Askush nuk do t’i japë askujt asgjë falas. Çfarë mendoni se do të vijë dikush, do të jetë pesë minuta në klub dhe skuadra do të rrotullohet rreth tyre? Dhe çfarë t’u them Mladenoviçit apo J?drzejczyk, atyre që kanë bërë diçka për mua? Nëse jeni më i mirë se ata, do të luani. Por nëse jeni njëso ose keni nevojë për kohë për t’u përshtatur, nuk do të luani.

A duhet t’i besoj një lojtari që ka fjetur deri në njëmbëdhjetë për stërvitje? Ne jemi ulur këtu, presim, Mahir Emreli nuk është këtu dy ditë para ndeshjes kundër Lech. A kam një lojtar të tillë apo duhet t’i besoni atij? Në cilën orë duhet të shkoni në shtrat për t’u zgjuar të nesërmen në orën 11? A mendoni se nëse shkoni në shtrat në orën 22:00, do të flini katërmbëdhjetë orë? Nuk mundesh.

Të gjitha performancat tuaja, Tinders, festat, të gjitha gjërat që ndodhin rreth jush, të gjitha më vijnë tek unë. Unë me vetëdije nuk prek disa gjëra, sepse nuk dua të ndërhyj në jetën tuaj private, secili ka qëllimet e veta. Por zotërinj, nëse kjo na pengon të fitojmë, do të jem i sinqertë për këtë.

Nga dy milionë njerëz në Varshavë, 1.5 milionë njerëz mbështesin Legian. Dhe ne i lëndojmë me qëndrimin tonë. Jo sepse Emreli humbi golin me Lech Pozna?. Ai është i mërzitur që po flas për këtë. Nëse një gazetar më pyet nëse ishte një moment kyç në ndeshje, që ai nuk shënoi në tre muaj, unë konfirmoj, ishte një moment kyç.

Më vjen një mysafir për tre muaj, më thotë përshëndetje, pi kafe me mua. Papritur ai hyn në kafene, më kalon si hije. Unë nuk të kam bërë asgjë. Ti më bëre diçka si skuadër sepse nuk e shfrytëzove situatën. Por e pranoj sepse ky është topi. Ju keni shumë për të përmirësuar. Por nëse ofendoheni, atëherë qani, jetoni një jetë ndryshe, nuk kam frikë ta them. Ti (Emreli) erdhe si mbret i Azerbajxhanit, por për mua të gjithë janë të barabartë.

Situatat e vështira kërkojnë vendime të vështira. Pas stërvitjes do të njoftoj se kush do të shkojë në ndeshjen me Piastin. Do të ketë surpriza, por unë jam i vetëdijshëm për to. Dua të marr me vete lojtarë që do të shkojnë në luf.të me mua. Të gjithë supozohet ta kenë tytën e tyre të drejtuar nga kundërshtarët e tyre, jo nga unë. Ata që shënjestrojnë shpinën time do të qëndrojnë aty ku janë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *