Nuk u tunduan as me ofertat e shumta, ja se çfarë do të ndodh me sulmuesin më të mirë të Shqipërisë

Pavarësisht interesimit të fundit nga ana e Newcastle dhe West Ham, Armando Broja ka vendosur të shfrytëzojë mundësinë e huazimit tek Southampton deri në merkaton e qershorit. Performanca e shkëlqyer e sulmuesit shqiptar e ka bindur lojtarin dhe agjentin ta vazhdojnë këtë moment të mirë deri në fund të sezonit 2021-2022.

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka vendosur t’i japë një shans Brojës të tregojë veten tek Southampton, në mënyrë që ta rikthejë në skuadër. Ajo që i duhet tashmë talentit kuqezi është të vazhdojë me të njëjtin ritëm dhe për 5 muaj të tjerë. Rikthimi në Chelsea do të ishte një arritje për bomberin e Kombëtares së Shqipërisë, i cili mund të favorizohrt nga momenti i keq që po kalojnë Lukaku dhe Werner. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online