“Na treguan se kemi zgjedhur burra“, drejtori i Lecce-s zbulon prapaskenat: Kishim kërkesa të rëndësishme për Dermakun

Kastriot Dermaku firmosi në fillim të sezonit në mënyrë të përhershme me Lecce-n, por pas vetëm pak muajsh i ka ardhur oferta për të ndërruar ambient. Mbrojtësi shqiptar ka qenë titullar i rëndësishëm i verdhekuqve dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e tjera. Drejtori teknik i Lecce-s, Pantaleo Corvino, ka zbuluar prapaskenat e merkato, duke treguar se në tryezën e tij kanë mbërritur oferta të rëndësishme për disa lojtarë, ndër të cilët edhe për Dermakun.

“Ka pasur interesim të disa klubeve, jo vetëm të njërit, për elementë si Gendrey, Strefezza dhe Hjulmand. Kërkesa të rëndësishme kemi pasur edhe për Dermakun dhe Helgason. Ne ishim të qartë me ta dhe në fakt askush nuk kishte zemërim sepse nuk ishin të kënaqur. Në këtë kohë dhe me këtë renditje nuk kemi dashur t’i privojmë skuadrën nga disa elementë. Të gjithë ranë dakord, duke na treguar se ne kemi zgjedhur burra para lojtarëve. Më pas, kur më kërkuan një lojtar, qëlluam lart për t’i bërë të paarritshëm”, ka deklaruar Pantaleo Corvino./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *