Një histori e rrallë duket të jetë ajo e skuadrës belge, Royal Union. Kjo e fundit ndodhej në Kategorinë e Parë të futbollit belg në sezonin e shkuar. Por menjëherë pasi siguroi ngjitjen në elitë, duket se uria e tyre është shumë më e lartë.
Me çudinë më të madhe, Royal është shumë afër titullit kampion në elitë. Aktualisht kjo skuadër renditet në vendin e parë me 57 pikë të grumbulluara, ndërsa pas tyre vjen Club Brugge me 48 pikë. Së fundmi Royal Union arriti që të mposhte në shtëpi edhe Anderlehtin me shifrat 1-0, për të treguar se nuk po bën shaka dhe është “Leicesteri i Belgjikës”.
Një histori impresionuese dhe vlen të theksohet se Royal Union ka vetëm një stadium që mund të mbajë 9000 tifozë duke lënë pas vetes edhe një emër si Anderleht. /Sport Ekspres/