Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur ditën e sotme në radhët e Breshias. Klubi italian zyrtarizoi largimin e përkohshëm të Emanuele Ndojit. Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka gjetur pak hapësira në këtë skuadër dhe kjo për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme që e kanë përndjekur.
Ndoji qendron përsëri në Serinë B, por deri në fund të sezonit do të mbajë veshur fanellën e Kosencës. Ndërkohë vendin e tij te Breshia do e zërë një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Valon Behramin, i cili ka firmosur me klubin italian dhe do të jetë nën urdhërat e Filipo Inzagit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/