Zyrtare/ Tare arrin marrëveshjen në momentet e fundit të merkatos, lojtari shqiptar transferohet në Hollandë

Ditët e fundit të merkatos kanë qenë intensive për Igli Taren. Pas Muriqit, drejtori sportiv i Lacios ka arritur të mbyllë një tjetër marrëveshje. Këtë herë bëhet fjalë për Riza Durmishin. Ky i fundit u kthye nga huazimi verën e shkuar, por nuk është pjesë e planeve të bardhekaltërve.

Për këtë arsye është vendosur përsëri për huazimin e tij. Mbrojtësi 28-vjeçar është transferuar në Hollandë, ku do të mbajë veshur fanellën e Spartës së Roterdamit. Këta të fundit luajnë në elitën e futbollit holandez, ku momentalisht mbajnë vendin e 16 dhe lu.ftojnë për mbijetesë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online