Renato Arapi ka fituar dy ndeshjet e para me Teutën pas rikthimit të dytë te durrsakët. E para ishte në Kupë, ku u fitua me shifrat 0-1 ndaj Skënderbeut. E njëjta situatë u paraqit edhe në ditën e sotme, por këtë herë luhej për kampionatin shqiptar. Goli është realizuar në pjesën e dytë në të dyja rastet, me ndryshimin e emrit të golashënuesit.
Nëse Hebaj realizoi në ngricën e Korçës në Kupë në minutën e 61, këtë herë ishte Lorenzo Vila që gjeti rrjetën në të 73 ndaj Skënderbeut. Një zhytje e bukur do të vinte nga Vila me kokë pas krosimit të bukur nga krahu i djathtë, për ta dërguar sferën në cepin e rrjetës, atje ku Rexhepi e kishte të pamundur për të ndërhyrë. /Sport Ekspres/