Një tjetër prodhim i Superiores është duke bërë hap të madh në karrierën e tij. Regi Lushkja është gati që të provojë aventurën e re dhe ka gjetur marrëveshjen me skuadrën e Sherif Tiraspol.
Moldavët ishin kryefjala e këtij sezoni në Europë, duke u kualifikuar në Champions League, për më tepër duke mundur Real Madridin në Spanjë me shifrat 1-2. Lushkja po luan ndeshjen e fundit ndaj Partizanit dhe tifozët e kanë falënderuar nëpërmjet një pankarte për kujtimet e bukura. /Sport Ekspres/