Pas fitores së Tiranës ndaj Kukësit, bardheblutë janë shkëputur me 9 pikë në vendin e parë. Por në të njëjtën situatë ka qenë edhe Vllaznia në sezonin e shkuar. Ish-lojtari i Kombëtares, Ardi Behari, është shprehur në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” se krahasimi nuk qëndron këtë herë.
“Nuk qëndron krahasimi këtu. Nuk ndryshon për vetë klubin, për fanellën dhe kërkesën e përgjegjësisë te lojtarët. Sigurisht që duhet ta lëmë Shehin në punën e tij, deri tani ka treguar se di ta bëj shkëlqyer. Por lojtarët kanë nevojë si për të qëndruar me këmbë në tokë, por edhe për entuziazëm”, tha Behari. /Sport Ekspres/