Armando Broja po kalon një periudhë fantastike në radhët e Southampton-it. Sulmuesi shqiptar ka arrotur të shënojë 7 gola deri më tani, ndërsa me shpejtësinë e tij ka vënë në vështirësi të madhe edhe mbrojtësa të njohur si ata të Machester City-t. Talenti 20-vjeçar është kthyer në njeriun e merkatos në Angli, teksa shumë ekipe dëshirojnë shërbimet e tij.
Pas Southampton-it, West Ham-it dhe Newcastle-it, dy klube të tjera të Premier League-s janë shtuar në radhë për Armando Broja. “TeamTalk” raporton se Leeds-i dhe Wolverhampton-i po monitorojnë situatën e futbollistit shqiptar, si dhe janë të vetëdijshëm se Chelsea do të presë deri në verë për të marrë vendimin përfundimtarë për Brojën. Gjithashtu shenja interesi mund të shfaqen edhe nga Evertoni, i cili do të mbetet pa dy sulmuesit e vetë kryesorë dhe do të hidhet në merkato për të gjetur njeriun gol./Halit Delibashi-Sport Ekspres/