SPAK-u dhe Prokuroria e Tiranës hedhin poshtë akuzat e Veliajt: Nuk ka asnjë kallëzim për çështjen e FSHF-së

SPAK-u dhe Prokuroria e Tiranës kanë hedhur poshtë akuzat e Erion Veliajt. Kryebashkiaku i Tiranës është shprehur se këto institucione kanë nisur hetimet për FSHF-në dhe presidentin e saj, por duket kjo hipotezë bie poshtë nga vetë drejtuesit Arben Kraja dhe Elizabeta Imerja. Drejtuesit e institucioneve përkatëse kanë mohuar të ketë hetime për Armand Dukën dhe Federatën Shqiptare të Futbollit.

Në një deklaratë për “BIRN“, kreu i SPAK-ut, Arben Kraja është shprehur: “SPAK nuk mund të përdoret nga askush për presione sepse vepron vetëm bazuar në dokumente dhe prova dhe jo opinione. Deri tani nuk kemi ndonjë kallëzim për problematikën që lidhet me FSHF siç thoni ju. Gjithashtu iu sqaroj se kryetari i FSHF-së nuk është subjekt i posaçëm hetimi në kompetencë të Prokurorisë Posaçme”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *