Gazetari Gjergji Stefa ka komentuar ndërhyrjen e politikës në zgjedhjet presidenciale të FSHF-së. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV”, Stefa ka dënuar përfshirjen e politikës në sport, që sipas tij duhet të jetë tërësisht i pavarur. Gazetari i “Superport“-it thekson se shqetësues mbetet fakti se këto ndërhyrje bëhen për përfitim dhe jo për zhvillim.
“Ka që pas viteve 90 që politika në përgjithësi në mos të mbajë anë, të jetë faktor në zgjedhjet e FSHF-së dhe jo vetëm. Nuk e di pse e kemi krijuar këtë lloj kulture. Nuk e kuptojmë se sporti është kryekëput i pavarur. Më shqetëson fakti që këto ndërhyrje nuk bëhen për ta zhilluar por për të përfituar, gjuha e përdorur ndër vite është e njëjta.
Gjuha që flet sot Erion Veliaj, dhe Sali Berisha, me të njëjtën gjuhë fliste dhe Bujar Lesko. Në këtë gjuhë kanë folur deputetët dhe kryetarët e bashkisë dhe nuk e di pse ka kaq shumë interes futbolli për këta. Ansjë investim në të gjithë këto vite nuk është bërë në futbollin në Shqipëri“, ka thënë gazetari Gjergji Stefa./Sport Ekspres/