Formacionet zyrtare, Dinamo-Tirana/ Derbi i kryeqytetit mbyll javën e 17 të Superiores, momenti për të parë De Silvan

Java e 17 e “Abissnet Superiores” mbyllet me derbin e kryeqytetit. Dinamo pret Tiranën në “Air Albania“, në një sfidë që premton spektakël. Dinamovitët kanë dhënë një përgjigje pozitive në këtë vit të ri kalendarik, ndërsa tani do të provojnë forcën me ekipin që udhëheq tabelën e klasifikimit.

Trajnerët kanë bërë zgjedhjet e tyre dhe kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do të zbresin në fushë. Shkëmbi i beson përsëri portën 17-vjeçarit Simoni, ndërsa Denison dhe Lilaj zënë përsëri vend në 11-shen bazë të Dinamos. Në krahun tjetër Shehu hedh nga minuta e parë sulmuesin e afruar këtë merkato të janarit, Devid de Silvan./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Dinamo: Simoni, Maliqi, Sofranac, Imami, Samake, Sidibe, Lilaj, Demiri, Bardhi, Ibrahimi, Denison

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Ismajlgeci, Toli, Totre, Limaj Xhixha, Seferi, Devid De Silva

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online