Zyrtare/ Partizani zyrtarizon afrimin e radhës, vjen mbrojtësi që ka qenë pjesë e Laçit dhe Bylisit

Partizani ka zyrtarizuar afrimin më të ri në skuadër. Këtë herë kryeqytetasit kanë firmosur me Andi Hadroj. Mbrojtësi 22-vjeçar ka qenë pjesë e Laçit dhe Bylisit, ndërsa këtë herë do të vesh fanellën e të kuqëve. Lojtari do të vendoset në urdhërat e Mehmetit dhe do të jetë pjesë e kryeqytetasve për dy vite e gjysmë.

Njoftimi: FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin Andi Hadroj. Mbrojtësi 22-vjeçar pas eksperiencave te Laçi dhe Bylis do të jetë pjesë e të kuqve në Superligë. Hadroj i cili ka nënshkruar me Partizanin një kontratë për dy vite e gjysëm është vënë menjëherë nën urdhrat e trainerit Dritan Mehmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *