Në ditën e sotme është mbajtur konferenca e jashtëzakonshme në FSHF ku është diskutuar me fakte konkrete dhe dokumenta gjithçka po ndodh në këto javë të fundit për zgjedhjet për president dhe votimet nga shoqatat. Së fundmi ka qenë vet Erion Veliaj që ka sulmuar Federatën duke u shprehur se është “llumi” dhe nuk ndërton fusha, ndërkohë që Andi Verçani, drejtuesi i Departamentit të Medias ka shprehur të kundërtën.
“Unë më shumë si njeri i stadiumit se i zyrës, ndjej keqardhje që Bashkia e Tiranës nuk njeh territorin e vet. Kompleksi i Partizanit është rasti më i fundit, ku FSHF ka bërë investim. Tre fushat, kompleksi i Tiranës janë pak nga rastet. Duhet të kenë kujdes në kontrollin e qytetit. Kompleksi Dajti në mes të Tiranës po ndërtohen pallate.
Unë si pasionant dhe njeri që kam luajtur në këto fusha, për ndërtimin e fushave të reja, rikonstruksionin e tre fushave te Qyteti Studenti, kompleksi Dajti ku po ndërtohen pallate, Federata është e gatshme të investojë dhe kërkon vetëm një përgjigje positive nga Veliaj, jemi të hapur që të rikonstruktojmë, të bëjmë fusha të reja në gjithë Tiranën. Kjo ndodh vetëm në Tiranë, pasi në Bashki të tjera ka ndodhur e kundërta, kemi mbështetje. Në Lushnje, në Kukës, në Gjirokastër, kemi firmosur për të ndërtuar fusha të reja dhe për të investuar”, tha Verçani. /Sport Ekspres/