Gjasula ishte “ëngjëll” dhe “djall”, trajneri ngre në qiell gladiatorin shqiptar: Ky është Klausi që njoh unë, profesionist sensacional

Klaus Gjasula pati një ndeshje për të mos u harruar në fundjavë kundër Karlsruhes. Mesfushori shqiptar luajti një përballje me dy fytyra. Një “djall” në pjesën e parë për shkak të autogolit të shënuar dhe “ëngjëll” në të dytën me golin e shënuar në portën kundërshtare. Pavarësisht gabimit të bërë duke ndëshkuar skuadrën e vetë, besimi nga trajneri nuk i mungoi në asnjë moment.

Lieberknecht është shprehur pas sfidës kundër Karlsruhes se Gjasula zhvilloi një takim të mrekullueshëm dhe tregoi pikërisht atë lojtar të cilin ai e njëh. Trajneri i Darmstadtit ngre në qiell gladiatorin shqiptar, të cilin e konsideron një profesionist sensacional.

“Ishte një lojë e mrekullueshme nga Klaus. Ai kishte vështirësi për shkak të kartonit të verdhë të hershëm. Por më pas zhvilloi një lojë kaq profesionalisht dhe tregoi veten si lider, ky është Klausi siç e njoha unë. Ai është një profesionist sensacional”, ka thënë Torsten Lieberknecht./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *