Françesko Vitobelo ka qenë prej kohësh në bashkëpunim me Bledi Shkëmbin në aventurat e tyre për të drejtuar skuadra. Te Dinamo nuk ecën aspak mirë gjërat, teksa pavarësisht emrave të mëdhenj në letër, ekipi nuk po përgjigjej në fushën e blertë.
Dikush duhej ta paguante faturën e shtrenjtë të zhgënjimit dhe drejtuesit vendosën që ta pësonin ndihmësat e Shkëmbit, por duke mbajtur trajnerin e parë. Pavarësisht disa problemeve në komunikimin mes rrugëve zyrtare për ndarjen e rrugëve, tashmë palët kanë gjetur marrëveshjen dhe e kanë mbyllur këtë histori.
Ndërkohë “Sport Ekspres” ka mësuar se Françesko Vitobelo e ka gjetur “strehën e re” në Superiore. Trajneri italian ka pasur bisedime me drejtuesit e Egnatias dhe në fund është arritur dakortësia që të jetë në krahun e Zekerija Ramadanit, si ndihmësi i tij. Pritet që gjithçka të mbyllet përfundimisht në orët e ardhshme dhe ndoshta që në javën e parë të vitit 2022 Vitobelon mund ta shohim në këtë aventurë të re. /Sport Ekspres/