Kupa e Shqipërisë për moshat / Përcaktohen çiftet çerekfinaliste të U-17 dhe U-19

Me ndeshjet e luajtura sot janë përcaktuar tashmë edhe 16 skuadrat çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë për moshat U-17 dhe U-19. Në ndeshjet e grup-moshës U-17, Durrësi 04 siguroi kalimin për në tetëshe, pasi mundi me rezultatin 3-0 Shkëndijën e Tiranës, ndërsa sfida tjetër Akademia e Futbollit – Teuta u mbyll në barazim 1-1. U deshën gjuajtjet nga penalltitë për të shpallur fituesin, me ekipin durrsak që triumfoi 5-3 dhe kaloi në turin tjetër.

Në grup-moshën U-19, Shkëndija e Tiranës u kualifikua pasi mundi me rezultatin 4-0 Apoloninë e Fierit, kurse sfida tjetër Akademia e Futbollit-Butrinti nuk u zhvillua, pasi ekipi i Butrinti nuk u paraqit. Kësisoj, ndeshja u fitua në tavolinë nga Akademia e Futbollit që kalon në turin tjetër.

Kupa e Shqipërisë U-17

Shkëndija Tiranë – Durrësi 04       0-3

Akademia Futbollit – Teuta           1-1 (3-5 me penallti)

Kupa e Shqipërisë  U-19

Shkëndija Tiranë – Apolonia         4-0

Akademia Futbollit – Butrinti (nuk u paraqit Butrinti)

Sakaq, me përfundimin e të gjitha sfidave Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar tashmë edhe kalendarin e ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Shqipërisë U-17 dhe U-19, sipas skemës së paracaktuar tashmë të këtij turneu. Mbeten ende për t’u përcaktuar datat dhe oraret e sfidave që do t’u hapin rrugën edhe ekipeve gjysmëfinaliste për të dyja grup-moshat.

ÇEREKFINALET / KUPA E SHQIPËRISË U-17

Durrësi 04 – Tirana

Internacional- Vllaznia

Apolonia- Brians

Football Republic -Teuta

ÇEREKFINALET / KUPA E SHQIPËRISË U-19

Partizani- Akademia e Futbollit

Bylis – Internacional

Tirana – Shkëndija Tiranë

Football Republic – Besa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *