Në Shqipëri mund të vijë një emër i madh i futbollit europian që dikur i ka mbërthyer tifozët shqiptarë pranë televizorit për ta parë me Juventusin në Serinë A. Flitet për Sebastian Giovinco që aktualisht është pa klub pas largimit nga Hilal.
Sulmuesi 34-vjeçar premton ende shumë në fushën e lojës dhe te Kukësi e kanë kontaktuar për ta marrë në organikë. Sekreti është trajneri Longo që e ka kontaktuar për shkakun e një njohje të vjetër të mëparshme ku e ka stërvitur më herët.
Vetë Giovinco ka lënë gjithçka të hapur për të diskutuar, por fillimisht po zhvillon negociatat me një klub në Itali. Nëse marrëveshja nuk do të arrihet, më pas do të kalohet te diskutimi me Kukësin. /Sport Ekspres/