Tirana ka zyrtarizuar para pak minutash afrimin e ri. Bardheblutë kanë marrë sulmuesin Devid De Silva. Futbollisti 25-vjeçar ka kaluar testet mjekësore dhe do të dalë në stërvitje që sot.
“Mirësevjen Devid De Silva! Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e merkatos së dimrit dhe ai është sulmuesi Devid De Silva. 25 vjeçari ishte nën vëzhgimin e zyrtarëve të klubit dhe pas kryerjes së të gjitha analizave mjekësore u zyrtarizua afrimi i tij në klub. Sulmuesi shtatlartë pritet të dalë sot në seancën stërvitore për t’u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Shehi”, shkruhet nga klubi.