Situata e krijuar nga Covid-19 është një kaos i vërtetë për futbollin. Shifrat e të infektuarve në Angli po rriten dita-ditës dhe së fundmi e ka pësuar Leiçesteri. Gëzimi i madh pas kualifikimit me rezultatin 4-1 në FA Cup shpejt do i linte vendin mërzisë.
Një numër i lartë futbollistësh rezultuan pozitiv me Koronavirus dhe duke bashkëngjitur problemet me dëmtimet bën që “dhelprat” të mos kenë në dispozicion plot 16 lojtarë. Me vetëm 9 futbollistë në dispozicion, Leiçesteri e ka të pamundur të krijojë një ekip për të zhvilluar ndeshje, prandaj i ka dërguar letër Federatës për të shtyrë takimin e radhës. Mbetet për tu parë vendimi që do të merret, duke qenë se në këtë kalendar të ngjeshur është e vështirë të gjenden data të lira për të zëvendësuar sfidat e pazhvilluara./Sport Ekspres/