Lirim Kastrati nuk po bindet nga Legia, trajneri i ri e kthen stërvitjen e luksit në testim të sikletshëm

Legia ka udhëtuar drejt Dubait atje ku do të stërvitet për rreth dy javë. Por nëse ky udhëtim mendohej si mundësi për t’u çlodhur pas ngarkesës dhe presionit të jashtëzakonshëm të kampionatit, në fakt nuk është e tillë.

Trajneri i ri, Vukovic, po sheh nga afër dhe me shumë vëmendje të gjithë lojtarët. Futbollistët që nuk do e bindin do t’i jepet menjëherë dora për të dalë që në merkaton e janarit. “Meczyki” raporton se një prej futbollistëve shqiptar mund të rrezikojë largimin.

Bëhet fjalë për Lirim Kastratin që për momentin ka ngelur jashtë këtij udhëtimi pas infektimit me COVID, por sipas medias polake nuk ka marrëdhënie të mirë mes Legias dhe Kastratit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online