Erdhi me bujë por rezultoi një dështim, Lioni merr ofertën e parë për Shaqirin

 

Xherdan Shaqiri rezultoi një dështim për Lionin. Futbollisti shqiptar u transferua me një bujë të madhe nga Liverpuli me synimin për tu bërë një nga pikat kyçe të skuadrës. Megjithatë lojtari nga Gjilani nuk ka arritur të lërë gjurmë në Francë, ku tashmë ka humbur edhe vendin e titullarit.

Kjo situatë nuk ka kaluar pa u vënë re nga Fenerbahçe. Sipas mediave turke klubi nga Stambolli po shqyrton mundësinë për të transferuar Shaqirin që në merkaton e janarit. Skuadra turke mendon të përdorë formulën e huazimit me të drejtë blerjeje për të bindur Lionin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *