Zyrtare/ “Një epokë e re“! Southampton-i konfirmon drejtuesit e rinj, miliarderi serb ble klubin ku luan Broja

Viti 2022 nis me një ndryshim në kupolën drejtuese për Southampton-in. Zërat e përhapur në mediat angleze janë konfirmuar edhe nga vetë klubi. “Shenjtorët” kanë zyrtarizuar se Sport Republic ka blerë aksionet e tyre. “Një epokë e re. Ne konfirmojmë se Sport Republic ka përmbushur blerjen e aksioneve kontrolluese në Southampton F.C.“, shkruan klubi britanik.

Sport Republic është një kompani me eksperiencë të madhe në sport dhe argëtim, ndërsa presidenti i saj është miliarderi serb, Dragan Solak. Në “St Mary” tashmë priten afrime të reja për të përforcuar klubin, që këtë sezon po lu.fton për mbijetesë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online