Ironia e fatit/ “Dera e mbyllur” dikur për Partizanin, tashmë është shpresa e Sherif Kallakut për “trenin e fundit”: Kemi marrë një nga talentet më të mëdhenj

Sherif Kallaku cilësohet si një nga prodhimet më të mira të futbollit shqiptar. Thuajse me të njëjtën gjuhë vlerësimi është pritur mesfushori shqiptar në periudhën kur kaloi nga Teuta te Lokomotiva e Zagrebit, ashtu si edhe Ernest Muçi te Legia. “Kemi marrë një nga talentet më të mëdhenj të Shqipërisë”, shkruante asokohe Lokomotiva e Zagrebit. Por nëse Muçi po i tregon aftësitë e tij tek Legia, Kallaku nuk arriti që të shprehte më të mirën e tij.

Për këtë arsye do të vinte sërish një huazim te Teuta dhe tani te Partizani. Fati tregohet shpeshherë ironik pasi në periudhën kur Kallaku po përjetonte momentin fantastik në Superiore dhe kishte gjithë vëmendjen, i premtoi besnikërinë durrsakëve dhe se nuk i mendonte ekipet e tjera të kryeqytetit apo “të mëdhatë” e Superiores, për të qenë më tepër përgjithësues.

“Partizani? Jo, e shoh veten në një kampionat më të fortë”, do të shprehej Kallaku. Por tanimë mesfushori është rikthyer dhe të kuqtë i ka si trampolinë për të kapur “trenin e fundit”. Nëse sërish nuk do të lërë gjurmë në Superiore, atëherë do të jetë më tepër sesa e vështirë që të ketë karrierën që dëshiron jashtë Shqipërisë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *