Polonia u befasua nga vendimi i pak ditëve më parë kur Paulo Souza vendosi të kërkonte ndërprerjen e kontratës. Një situatë e pakëndshme kjo për Federatën, aq më tepër kur në muajin mars do të zhvillohen edhe ndeshjet që të ofrojnë një biletë për në Katar 2022. Ndërkohë drejtuesit e qeverisë polake të futbollit kanë nisur punën për të gjetur një emër të ri në krye të pankinës.
Sipas “Sportoëe Fakty”-t në skenë së fundmi ka dalë edhe emri i Andrea Pirlos. Pas një sezoni tejet të vështirë të kaluar me Juventusin, ish-mesfushori italian i është ofruar Polonisë për t’i drejtuar në objektivin e tyre madhor për pjesëmarrjen në Botërorin e këtij viti. Profili i tij do të shqyrtohet nga Federata polake, megjithëse momentalisht më i avantazhuari për të marrë postin e trajnerit është Adam Navalka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/