“Sot vizitova Kukësin”! Kapiteni Taipi shkon në qytetin e klubit që përfaqëson: Stadiumi ishte me kushte europiane, ndihemi kuksian

Kapiteni Gjelbrim Taipi ka vizituar sot qytetin e Kukësit dhe ka gjendjen e stadiumit “Kukës Arena”. Shumë kohë janë bërë tani duke mbajtur shiritin e verilindorëve, por për shkakun se të gjitha ndeshjet janë luajtur jashtë shtëpisë, nuk kanë qenë të shpeshta rastet për të mbërritur në qytetin e klubit që përfaqëson.

Për këtë arsye, Taipi ka përfituar nga rasti për të parë edhe qytetin e Kukësit. Në deklaratën për mediat, kapiteni është shprehur: “Sot vizitova qytetin e Kukësit se do të jetë shtëpia jonë. Stadiumi isthe fantastik, me kushte europiane dhe me fushë shumë të mirë. Perderisa derdhim djersë për Kukësin, e ndiejmë veten kuksian sepse duhet të kontribuojmë për këtë qytet”, tha Taipi. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *