Rubin Hebaj njofton ndarjen me Shkëndijën e Tetovës, pritet rikthimi në Superiore

Rubin Hebaj nuk do të jetë më pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Sulmuesi ka njoftuar ndarjen me këtë skuadër dhe pritet që të rikthehet sërish në Superiore. Pikërisht në skuadrën e fundit që dha kontributin e tij, Teuta.

Durrsakët po vuajnë në pjesën e sulmit, teksa Koumbemba rezultoi si dështim i madh, por edhe Gjeorgjiev është përmendur disi vetëm në ndeshjet e fundit. Siguria nuk ekziston dhe për këtë arsye Hebaj shihet si përforcimi ideal pasi ishte pjesë e grupit që shpalli kampion Teutën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *