Një varg i gjatë largimesh kanë ndodhur tek Egnatia pa nisur ende merkato e janarit, teksa ditën e djeshme është larguar dhe lojtari i katërt brenda pak ditësh. Me anë të një postimi zyrtar në faqen e “Facebook”-ut, Egnatia ka publikuar ndërprerjen e kontratës me mësfushorin 23-vjeçar, Glejdi Ndraxhin.
“Faleminderit Glejdi Ndraxhi. KF Egnatia njofton se ka ndërprerë kontratën me mesfushorin Glejdi Ndraxhi, i cili ishte pjesë e skuadrës në 6 muajt e fundit”, shkruhej në faqen e Facebook të Egnatias.
Ndraxhi u transferua në qershor tek skuadra rrogozhinasë nga Partizani B, por aventura e tij zgjati shumë pak. Ai bëhet lojtari i katërt që largohet këto ditë, pas portierit Uros Djuric dhe sulmuesve Arsenio Valport e Chris Gadi./Elio Hajdari-Sport Ekspres/