“I papërgjegjshëm”! Është vetëm një hap larg Botërorit, trajneri që i hoqi shanset Shqipërisë për në Katar kërkon largimin

Paolo Sousa ka kërkuar të ndërpresë kontratën e tij me Kombëtaren e Polonisë. Një vendim i befasishëm ky, duke ditur faktin se polakët janë vetëm një hap larg Botërorit, teksa prej tij i ndaj vetëm faza play-off në muajin mars. Fazë kjo që u arrit pasi Polonia zuri vendin e dytë në grup, duke lënë pas Shqipërinë, të cilën e mposhti në ndeshjet direkte.

Sousa mësohet të ketë arritur akordin personal me klubin e Flamengos, ku përflitet për një kontratë 2-vjeçare me të drejtë rinovimi. Megjithatë një “jo“ e prerë ka qenë përgjigja e presidentit të Federatës Polake të Futbollit, i cili e quan të papërgjegjshëm portugezin. Me anë të një reagimi në “Tëitter“, Çezari Kuleza bën me dije se nuk ka dhënë miratimin për të ndërprerë përpara kohe kontratën në momentin kur janë fare pranë biletës për në Botëror./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online