Media e njohur italiane liston lojtarët më të mirë, dy shqiptarë renditen mes notave më të larta në Serie A

Pas përfundimit të gjysmës së parë të sezonit të Serie A, media e njohur italiane “Tuttomercatoweb” ka përpiluar një listë me 100 lojtarët më të mirë të kampionatit në këto 19 javë. Vlerësimi është bërë në bazë të mesatares së notave të marra nga media në fjalë për futbollistët që numërojnë të paktën 10 paraqitje në këtë sezon.

Në këtë listë nuk mungojnë as futbollistët shqiptarë. Amir Rrahmani mban vendin e 21-të me një notë mesatere 6,44. Kapiteni i Kosovës ka bërë një kampionat mjaft pozitiv te Napoli, ku është kthyer së bashku me Kulibalinë janë kthyer në dy shtylla të rëndësishme të prapavijës.

Por nëse mbrojtësa shqiptarë në nivele të tilla në Itali po i shohim gjithmonë e më shumë, e njëjta gjë nuk ndodh edhe me repartet e tjera. Përjashtim këtu po bën Nedim Bajrami, i cili pavarësisht nisjes jo të mirë të sezonit, po kthehet përsëri në njeriun kyç të Empolit. “Fantazisti“ kuqezi renditet i 35 në Top 100 lojtarët e Serie A të listuar nga “Tuttomercatoweb”, me një notë mesatare 6,33./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *