Nuk ka dhurata këtë fundvit për lojtarët e Barcelonës, klubi katalanas bëhet dorështërnguar nga kriza

Barcelona ka hyrë në një krizë të thellë financiare, që duket se ka dhënë ndikimet e saj edhe në rezultatet e skuadrës. Lojtarët janë detyruar të pranojnë uljen e pagave të tyre, në mënyrë që klubi të rregullojë gjendjen ekonomike sa më shpejt. Luksi tashmë i përket së shkuarës, gjë të cilën futbollistët blaugrana po e kuptojnë dita-ditës.

Barcelona bëhet dorështërnguar këtë fundvit për shkak të krizës, teksa po gjen mënyra për të kursyer sa më shumë para. Për këtë arsye klubi ka hequr dorë nga tradita për të shpërndarë dhurata për lojtarët e ekipit të parë për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Në vitet e shkuara skuadra katalanase dhuronte modelin e fundit të Iphone-t ose ora të shtrenjta për çdo futbollist, por këtë herë duket se këta të fundit duhet të shpenzojnë vetë për dhuratat e tyre./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *