Boluspori ka humbur ndeshjen e sotme kundër Altinordusë me rezultatin 2-1. Në momentin kur sfida ishte në baraspeshë Dejvi Bregu pati mundësinë të përmbyste gjithçka, por i gjendur përballë portierit gabon nga 11 metrat. Futbollisti shqiptar e mbyll vitin me barrën e një penalltie të humbur, e cila nuk është pritur mirë nga trajneri. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, Reha Erginer ka thënë se nëse ajo penallti do të kthehej në gol, atëherë do të ishin 3 pozicione më sipër në tabelën e klasifikimit.
“Kartoni i kuq që pamë në pjesën e dytë ishte një moment i rëndësishëm për ne, pastaj sigurisht që humbëm një penallti. Mund të kishim kaluar në avantazh 2-1. Me penalltinë do të kishim 100% edhe tre pozicione. Ndërkohë kemi dhuruar një pozicion (në renditje). Pranuam një gol të trishtuar në minutën e fundit. Është një gabim që duhet ta vlerësojmë si nga minutat ashtu edhe nga forma e golit. Ishte një ndeshje e rëndësishme për ne. Na vjen shumë keq”, ka deklaruar Reha Erginer./Halit Delibashi-Sport Ekspres/