Aventura e Sergio Ramosit në Francë nuk po shkon ashtu siç vetë ai mund ta kishte menduar. Dëmtimet e kanë lënë jashtë fushe për një kohë të gjatë, ndërsa sot zhvilloi paraqitjen e tij të tretë me fanellën e PSG-së. Mbrojtësi spanjoll hyri në fushë në minutën e 46, por nuk arriti ta dërgonte ndeshjen deri në fund.
Ramos nuk e harron zakonin e tij të vjetër dhe në minutën e 86 ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke u detyruar të lërë fushën përpara kohe. PSG ka barazuar me rezultatin 1-1 në minutat shtesë, kur Icardi shpëton skuadrën nga humbja me Lorientin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#FCLPSG
Red Card Ramos. https://t.co/JxQ10dU4lI— Fast G?als. (@iF29s) December 22, 2021