“Ka luajtur 5 herë para se të shënonte me Southampton-in apo Chelsea-n”, Salihi: Të jeni të bindur që Reja i di kualitetet e Brojës

Hamdi Salihi ka qenë i ftuar në një lidhje direkte me emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV”, ku ka komentuar shortin e Ligës së Kombëve si dhe ka dhënë mendimin e tij mbi Armando Brojën. Për sulmuesin e talentuar shqiptar është përfolru shumë kohët e fundit, duke marrë shkas edhe nga shkëlqimi i tij në Premier League. Salihi e bën të qartë se Edi Reja e di shumë mirë kualitetin e 20-vjeçarit, madje thekson se në Kombëtare ka pasur vendin e titullarit edhe para se të shënonte me Chelsea-n apo Southampton-in.

“Pak a shumë këto ekipe priteshin. Për kategorinë që bëjmë pjesë është short i pranueshëm. Kam luajtur vetëm kundër Islandës, por nuk kam shënuar. Atmosfera është pozitive te gjithë grupi. Në diskutimet pas shortit atmosfera është optimiste. Jemi optimist që jemi ekipi që jemi ngjitur, ndërsa këta ekipe kanë qenë në këtë kategori. Kemi mundësi të bëjmë shumë mirë, por duhet të jemi me këmbë në tokë. Gjatë kohës që kam luajtur unë edhe mbrapa ekipi gjithmonë ka pasur ngritje. Kemi ardhur nga një periudhë kur kemi qenë në vazon e pestë ose të gjashtë. Kemi lu.ftuar të fitonim me Gjeorgjinë. Nga viti në vit janë rritur performancat dhe pritshmëritë. Një skuadër Kombëtare rritet e gjitha, të gjitha repartet bashkë.

Broja? Ne njësoj si Southampton të gjithë si shqiptarë krenohemi jo vetëm për Brojën, por për çdo lojtar shqiptar që shënon dhe që bën mirë. Aq më tepër në një kampionat që e njeh gjithë bota. Jemi të gjithë të gëzuar edhe entuziast. Ne, edhe vetë trajneri, të jeni të bindur që e vlerëson dhe e di më mirë se çdokush tjetër kualitetin që ka Broja. Nuk merren ndeshjet kështu. Broja ka luajtur 5 ndeshje në formacion kur nuk kishte shënuar asnjë gol as te Chelsea as te Southampton-i. Kualitetin e tij nuk e shohim se bëri një gol, por dihet prej kohësh nga ne.

Sa i përket ndeshjes me Poloninë Broja është pyetur dhe është konsultuar vetë me trajnerin dhe për dëmtimet që ka pasur kanë vendosur të dy bashkë. Edhe me Anglinë ka pasur një dëmtim dhe është stërvitur me ekipin vetëm në Angli. Në atë periudhë aq të shkurtër nuk mund të provohej a ka mundësi të luajë apo nuk ka. Duhet të më kuptoni, sepse ne mundohemi të rritemi dhe të marrim më të mirën nga individi, por duhet të marrim edhe më të mirën nga grupi. Ai ka aftësi të jashtëzakonshme dhe mund të bëhet futbollisti më i mirë, por për tu bërë futbollisti më i mirë ka rrugë të gjatë. Futbolli ka ulje-ngritje nga më të ndryshmet. Ai duhet të bëhet i fortë për të ditur si ti përballojë momentet e mira dhe momentet e këqija. Duhet ta ketë në mendje objektivin ku do të arrijë. Shkodranë edhe unë edhe Broja? Si duket është vendi ku dinë më mirë ta çojnë topin në rrjetë. Kemi ardhur në një pikë që e kemi detyrim të shkojmë në Europian. Aq lartë e kemi ngritur stekën e kombëtares, që ne diskutojmë a duhet të shkojmë dhe nëse nuk shkojmë shihet si dështim”, ka deklaruar Hamdi Salihi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *