Atalanta ka marrë një humbje të thellë 1-4 kundër Romës së Murinjos. Një ndeshje kjo që ka sjellë edhe polemika nga pas, teksa Gasperini nuk pajtohet kurrsesi me vendimin për të anulluar golin e ekipit të tij që do të barazonte shifrat në 2-2. Në intervistën e dhënë për “DAZN” pas ndeshjes, trajneri i bergamaskëve duket i tërbuar me arbitrat të cilët i kritikon për rastin në fjalë.
“Pres një shpjegim të episodit. Nëse Palomino e prek është një gjë, nëse nuk e prek është tjetër. Le të shohim që Palomino e hodhi brenda dhe është në rregull. Ky është autogoli i Kristantes. VAR-i ka 26 kamera. Si mund të interpretohet ndryshe kjo? Arbitrit iu tha se Palomino e preku atë. Atëherë do të ishte një ndeshje tjetër. Është çmenduri. Këto gjëra heqin besueshmërinë këtu. Arbitrat vijnë për të shpjeguar dhe të dalin garant për të”, ka thënë Gasperini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/