Forma e dobët e Juventusit në kampionat ka bërë që drejt kësaj skuadre të fillojnë shakatë dhe ironitë. Ditën e sotme, në orën 18:00 bardhezinjtë do të përballen me Bolonjën. Trajneri i Bolonjës, Sinisa Mihajloviç ka deklaruar se Juventusi është rivali i tyre direkt, përshkak të renditjes në klasifikim, ku diferenca është vetëm 4 pikë.
“Juventus është një kundërshtar direkt për ne. Në fushë duhet të futemi me idenë e të vrapuarit me 100 km/h. Këtë djemtë e kanë kuptuar dhe kanë vetbesim. Juventus mbetet Juventus edhe me mungesat e Dybala e Chiesa dhe nuk ndryshon asgjë si për ne, ashtu edhe për ata”, u shpreh Mihajloviç. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/